Politike

Avokati i Hajdarit: Kemi rastin e Qerim Ismailit që flet në favorin tonë, ja pse ai quhet i padënuar

Ndër të tjera avokati i Hajdari theksoi se edhe pas miratimit të ligjit për të miturit në vendin tonë në vitin 2018, është parashikuar që për masa të ngjashme, personi quhet i padënuar. 

14 Nëntor 2023, 12:44 Nga a.l
Avokati i Hajdarit: Kemi rastin e Qerim Ismailit që flet në favorin
Avokati

TIRANË- Avokati i Kreshnik Hajdarit, Theodhori Sollaku tha sot në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku u shqyrtua mandati i krybashkiakut të Kuçovës se rasti i Qerim Ismailit flet në favor të tyre. Ai shtoi se masa ndaj Hajdarit duke qenë se ishte i mitur në kohën e ndalimit ka qenë dënim shoqëror, dënim që në ato vite nuk kanë qenë i parashikuar në kodin e vendit tonë.

Ndër të tjera avokati i Hajdari theksoi se edhe pas miratimit të ligjit për të miturit në vendin tonë në vitin 2018, është parashikuar që për masa të ngjashme, personi quhet i padënuar.  Sipas opozitës, Hajdari nuk ka deklaruar se është dënuar në vitin 1999 në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.

"Rasti i Qerim Ismailit flet në favorin tonë. Lidhur me problematikat që ngriti iniciuesi, keni një vendim me dënim qortim shoqëror. Në ato vite kodi jonë nuk ka pasur vendime të tilla. Në janar të 2018 është miratuar ligji për të mitur, aty janë parashikuar disa masa të ngjashme dhe në finale është parashikuar që nëse ke masa të tilla, quhesh person i padënuar. Pra nëse prokuroria ndesh nje situatë që parashikon ky ligj, është e detyruar të mos e  filloj, por nëse nuk e ka bërë prokuroria, gjykata duhet ta pushojë cështjen. Edhe sikur të pranohet cfarë është iniciuar, ne rivlerësojmë që nuk quhet i dënuar. Sa i përket rastit të dëbimit të vitit 2017, ne nuk kemi dijeni, se janë informacione policore, por aty është thënë që në 2017 është hedhur në sistem ajo që  ka ndodhur në vitin 1999", tha Sollaku. 

theodhori sollaku kreshnik hajdari

Sondazh

Poll