Aktualitet

E kapën në vjedhje/ Shqiptari në Itali sulmon policinë me sëpatë, gjatë arratisjes i thyhet këmba

Në atë moment, pas një beteje tjetër, ai u kap dhe u arrestua me akuzën e tentativës për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. 

14 Nëntor 2023, 11:54 Nga h.k
E kapën në vjedhje/ Shqiptari në Itali sulmon policinë me
Pamje nga arrestimi

ITALI-Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar mëngjesin e së premtes në Paderno Dugnano pasi ka kërcënuar disa herë policinë me sëpatë në dorë. Forcat policore ndërhynë në Toscanini pasi raportuan për një vjedhje në zyrat e një kompanie. Gjatë ndërhyrjes identifikuan 35-vjeçarin që filloi t'i kërcënonte me sëpatë. 

Pavarësisht përdorimit të "sprejit të piperit", sulmuesi vazhdoi të përpiqej të sulmonte karabinierët, duke arritur të arratisej në një pallat aty pranë. Gjatë arratisjes, ku u ndesh me një bordurë të cilën do i duhej ta kapërcente nga 3 m distancë, shqiptari nuk ka mundur tja dalë dhe ka thyer këmbën, thuhet në media italiane. 

Pas disa minutash ai u kap dhe u arrestua nga policia me akuzën e tentativës për grabitje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Më pas 35-vjeçari u dërgua në urgjencën e Niguardës, ku mjekët e diagnostikuan me një frakturë në këmbën e djathtë që mund të shërohej brenda një muaji. 

shqiptari ne itali

Sondazh

Poll