Aktualitet

Helmohen nga ushqimi 20 fëmijë të çerdhes në Kamëz, 2 ministri dhe bashkia fshehin ngjarjen

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në SYRI TV, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

14 Nëntor 2023, 11:22 Nga A.B
Helmohen nga ushqimi 20 fëmijë të çerdhes në
Cerdhja

TIRANË- Në çerdhen publike nr. 2 “Diell” në Kamzë, para katër ditësh, dyshohet se 20 fëmijë të vegjël janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës në ushqim dhe prej ujit të ndotur dhe tashmë ata janë të sëmurë.

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në SYRI TV, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

Çerdhja është hapur në janar të vitit 2022 dhe është promovuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Rakip Suli si një investim i qeverisë shqiptare.

Gazetarja e SYRI TV ka shkuar pranë çerdhes Diell në Kamëz, në të cilën nuk ka fëmijë, por tek-tuk shfaqet ndonjë punonjëse që largohet sapo sheh gazetarët. Nga burime të tjera mësohet se godina po dezinfektohet./Marre nga Syri

helmohen femijet ne cerdhe kamez

Sondazh

Poll