Aktualitet

Dy të miturit lëviznin me biçikletë në Shkodër, përplasen nga 31-vjeçari

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen “Banja e Vogël”, ku personi F.G 31-vjeç përplasi me makinë, dy të miturit të cilët lëviznin me biçikletë, 13 dhe 15 vjeç.

14 Nëntor 2023, 10:35 Nga h.k
Dy të miturit lëviznin me biçikletë në Shkodër,
Foto ilustruese

SHKODËR-Një 31-vjeçar në Shkodër është marrë në hetim nga policia pas përplasjes me automjet të dy të miturve. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen “Banja e Vogël”, ku personi F.G 31-vjeç përplasi me makinë, dy të miturit të cilët lëviznin me biçikletë, 13 dhe 15 vjeç.

Sipas raportimit zyrtar dy adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër policia ka marrë materialet e nevojshme  dhe i ka dorëzuar pranë Gjykatës së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin  31 vjeçarin, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë. 

 

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll