Aktualitet

I riu nga Librazhdi po lufton me jetën, tentoi vetëvrasjen në qendrën e dëbimeve "Brook House" në Britani

Të afërmit thanë se ai është duke u mbajtur në jetë në spitalin ICU East Surrey, përmes aparaturave mjekësore.

14 Nëntor 2023, 09:18 Nga A.B
I riu nga Librazhdi po lufton me jetën, tentoi vetëvrasjen në
Emigranti

BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar në Angli është duke luftuar me jetën, pas një tentative vetëvrasjeje në qendrën e mbajtjes të azil kërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar me origjinë nga Librazhdi i cili kishte mbërritur në Angli një vit më parë me gomone.

Të afërmit thanë se ai është duke u mbajtur në jetë në spitalin ICU East Surrey, përmes aparaturave mjekësore, raporton 'Top channel'.

Mjekët na kanë dhënë shumë pak shpresë pasi ka dëmtime të forta të tru nga tentativa vetëvrasjes”, tha nipi tij përmes telefonit nga Greqia.

shqiptari ne britani

Sondazh

Poll