Aktualitet

Vëllezërit dhunojnë njëri-tjetrin në Fushë-Arrëz, por Policia i arreston të dy!

Policia bën të ditur se në pranga kanë përfunduar të dy vëllezërit, me inicialet A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç.

14 Nëntor 2023, 09:42 Nga A.B
Vëllezërit dhunojnë njëri-tjetrin në
Policia

PUKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin. Policia bën të ditur se në pranga kanë përfunduar të dy vëllezërit, me inicialet A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Dosja.al

 

 

 

puke dhune mes vellezerve

Sondazh

Poll