Aktualitet

Dosja “CEZ-DIA”/ Deputeti Agron Çela paraqitet në SPAK: Isha për punët e mia! Kastriot Ismailajn s’e njoh

Deputeti u shpreh se nuk e njeh fare Kastriot Ismailajn dhe se marrëdhëniet me ish-presidentin Ilir Meta i ka të mira.

14 Nëntor 2023, 09:04 Nga A.B
Dosja “CEZ-DIA”/ Deputeti Agron Çela paraqitet në SPAK:
Agron Cela

TIRANË- Deputeti socialist Agron Cela është thirrur ditën e sotme nga SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”. Çela është thirrur në SPAK për hetimet e CEZ-DIA.

Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por tha para mediave se është paraqitur në SPAK për punët e veta. Deputeti u shpreh se nuk e njeh fare Kastriot Ismailajn dhe se marrëdhëniet me ish-presidentin Ilir Meta i ka të mira.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn s’e njoh kush është. Nuk di asgjë për CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, tha ai.

Ai ka qenë më parë deputet i LSI, por kaloi nën siglën e PS. Çela, asokohe krahu i djathtë i Ilir Metës ka pasur një kompani që ka pasur marrëdhënie kontraktuale e Kastriot Ismailajn, ish-bosin e DIA-s dhe pritet të japë shpjegime për transaksionet ekonomike të kryera./Dosja.al

agron cela

Sondazh

Poll