Aktualitet

Ngacmoi nxënësen e mitur, gjykata lë në burg shoferin e transportit shkollor në Gjirokastër

Sipas 14-vjeçares, shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht në drejtim të qytetit, e ka ngacmuar verbalisht dhe fizikisht disa herë gjatë udhëtimeve.  

14 Nëntor 2023, 11:37 Nga h.k
Ngacmoi nxënësen e mitur, gjykata lë në burg shoferin e
Gjykata e Gjirokastres

GJIROKASTËR-Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Nikolin J. nga fshati Katundishtë, i bashkisë Këlcyrë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen e mitur 14-vjeçare K.C

Vendimi është dhënë ditën e sotme në seancën për masën e sigurisë. Të premten e kaluar nxënësja 14-vjeçare denoncoi rastin në fjalë në policinë e Permetit. Nga ana tjetër avokatja e shoferit i ka kërkuar gjykatëses Suela Dashi që të klienti i saj të lirohet pasi nuk ka asnjë provë.

Sipas 14-vjeçares, shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht në drejtim të qytetit, e ka ngacmuar verbalisht dhe fizikisht disa herë gjatë udhëtimeve.  

Në vazhdim të procedurave ligjore policia e Përmetit ndaluar shoferin e furgonit për veprën penale ”Ngacmimi seksual”.

ngacmim seksual ne gjirokaster

Sondazh

Poll