Bota

Po shëtiste me makinë në park, elefanti i pret rrugën shoferit në Tajlandë (Video)

31 Tetor 2019, 10:07 Nga DOSJA
Po shëtiste me makinë në park, elefanti i pret rrugën

TAJLANDË- Një shofer në Tajlandë është përballuar me një situatë të pazakonte, teksa po lëvizte me makinën e tij.

Ai është detyruar të ndalojë udhëtimin, pasi një elefant 34-vjeçar vendosi të ngjitej sipër makinës së tij në një park kombëtar në Tajlandë.

Fillimisht elefanti i afrohet makinës dhe më pas ngjitet sipër mjetit në pjesën e bagazhit.

Në një moment elefanti arriti të thyejë dritaren e pasme të automjetit dhe dëmtoi makinën, ndërsa shoferi dhe pasagjeri qëndronin brenda.

Por gjithsesi shoferi arrin të shpëtojë nga elefanti, duke u larguar me në mënyrë të sigurt nga parku.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota elefanti ngjitet te makina tajlande elefanti ngjitet te makina tajlande

Sondazh

Poll