Bota

“Allahu Akbar”/ Lëvizja e “zgjuar” e hajdutit në Paris, shkakton kaos e panik me thirrjen e tij, vjedh

30 Tetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
“Allahu Akbar”/ Lëvizja e “zgjuar” e hajdutit

FRANCË- Frikë dhe panik është shkaktuar në një kinema në Grand Rex në Paris. Ka qenë një burrë, i cili ka bërtitur “Allahu Akbar” teksa të tjerët ishin të gjithë të fokusuar duke parë filmin “Joker”.  Nga kjo skenë paniku ai ka përfituar dhe të gjithë spektatorët kanë rënë pre e vjedhjeve. Menjëherë pas këtij veprimi ai është arrestuar nga policia.

Por si ndodhi gjithça?

Teksa të gjithë ishin duke parë filmin “Joker”, një burrë nga salla ka bërtitur me të madhe duke thënë; “Gjithçka është politike” dhe këtë fjali e ka përsëritur më shumë se gjashtë herë, thotë një dëshmitar. “Në fillim njerëzit qeshën, por më pas filluan t’i kërkonin të mbyllnin gojën. Në këtë moment ai u ngrit nga karrigia dhe tha “Allahu Akbar“, rrëfeu spektatori. Shumë njerëz u panikosën, u ngritën në këmbë duke qarë dhe kërkonin daljen, por dyert ishin bllokuar, raporton en24News.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota allahu akbar joker allahu akbar joker

Sondazh

Poll