Bota

“Mbeti shtatzënë pasi u abuzua nga mësuesi dhe polici”, Prokuroria e Prishtinës ngre akzua zyrtare për 6 persona

30 Tetor 2019, 15:52 Nga DOSJA
“Mbeti shtatzënë pasi u abuzua nga mësuesi dhe

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë në Departamentin e saj për të Mitur, ka ngritur akuzën zyrtare për gjashtë persona për dosjen e njohur me emrin “Drenasi”.

Sipas një njoftimi nga prokuroria bëhet me dije se të pandehurit janë Sh.Gj., V.V.,  G.H., F.C., I.R., dhe H.H., ku ndaj tyre janë janë ngritur akuza për “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

Rasti në fjalë ka të bëjë me abuzimin seksual ndaj një vajze të mitur nga Drenasi që është bërë publik në shkurt të këtij viti.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë, kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V.,  G.H., F.C., I.R., dhe H.H., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, “Shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

Prokuroria njofton se i pandehuri Sh.Gj., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale “Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës”, nga neni 240 të KPRK-së.

I pandehuri V.V., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Shtytja në ndërprerjen e palejuar të shtatzënësisë”, nga neni 148 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 32 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri G.H., akuzohet për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”, nga neni 395 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit F.C., I.R., dhe H.H., akuzohen për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 2 pika 2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rasti është proceduar në Gjykatë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni abuzimi sekual i te mitures çeshtja drenasi prokuroria e prishtines abuzimi sekual i te mitures çeshtja drenasi prokuroria e prishtines

Sondazh

Poll