Bota

Horror në Rusi/ Kanibali vrau dhe hëngri tre miqtë e tij, ushqehej dhe me qenë e mace (VD)

30 Tetor 2019, 17:35 Nga DOSJA
Horror në Rusi/ Kanibali vrau dhe hëngri tre miqtë e tij,

RUSI- Një ngjarje horror është zbuluar në Rusi. Në prangat e policisë ka rënë një 51-vjeçar, i cili dyshohet për “kanibalizëm”. Ai akuzohet se ka vrarë dhe më pas ka ngrënë trupat e tre viktimave të tij. Trupat u gjetën në qytetin e Arkhangelsk sëbashku me trupat e disa qenve, maceve dhe zogjve. 51-vjeçari dyshohet se ka vrarë me thikë tre shokët e tij, pasi ata i ka zënë gjumi. Mendohet se ai mund t’i ketë dehur me qëllim që t’i hante ato.

Komiteti Hetues i Rusisë bën me dije se dyshohet se vrasjet mund të kenë ndodhur midis Marsit 2016 dhe Marsit 2017. Policia gjithashtu shpjegon se 51-vjeçari ka rezultuar në gjendje të mirë shëndetësore, sipas kontrollit mjekësor të cilit i është nënshtruar, raporton Daily Mail.


Vrasësi ka jetuar në banesën e njërit prej viktimave të tij, duke u thënë prindërve se djali i tyre kishte shkuar për të punuar në një qytet tjetër. Ai ua ka paraqitur të njëjtin version edhe oficervë të policisë që po kërkonin personin e zhdukur. Zyrtarët përgjegjës të hetimit thanë se është dashur shumë kohë që trupat e viktimave të identifikohen.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota horror ne rusi kanibali vret dhe ha shoket horror ne rusi kanibali vret dhe ha shoket

Sondazh

Poll