Bota

Përgjaken festimet për Halloween/ Masakra në Kaliforni, vriten 3 persona dhe plagosen 9 të tjerë (VD)

30 Tetor 2019, 16:32 Nga DOSJA
Përgjaken festimet për Halloween/ Masakra në Kaliforni, vriten 3

KALIFORNI- Tre persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një shtëpi në Long Beach, Kaliforni. Shërbimet e ndihmës së parë konfirmuan se kishte tre të vdekur dhe se të plagosurit janë shtruar në spital. Departamenti i policisë bën me dije se menjëherë sapo është njoftuar ka mbërritur në shtëpinë ku ndodhi masakra dhe aty janë përballur me një skenë kaosi.

Asnjë informacion nuk ka dalë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe mbetet ende e paqartë nëse ai që hapi zjarr mbi shtëpinë është ende i zhdukur, shkruan USAToday. Disa dëshmitarë okularë dëshmuan se në shtëpinë ku ndodhi ngjarja e rëndë ka qenë duke u zhvilluar një festë për Halloween. Ndërsa një zotëri që jeton aty pranë tha se kishte dëgjuar shumë të shtëna me armë dhe menjëherë pas 10 minutash kishte dëgjuar sirenat e patrullës policore.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota festimet per halloween pergjaket kalifornia festimet per halloween pergjaket kalifornia

Sondazh

Poll