Bota

8 helikopterë në aksion, dalin pamjet/ Si u sulmua dhe u eleminua lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, vrau dy fëmijë

31 Tetor 2019, 06:26 Nga DOSJA
8 helikopterë në aksion, dalin pamjet/ Si u sulmua dhe u eleminua

Irak- Pak ditë më parë u ekzekutua gjatë një aksioni ushtarak  amerikan lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Pas këtij aksioni të ushtrisë amerikane,  Pentagoni ka publikuar pamje të reja nga sulmi i forcave speciale ku mbeti i vrarë lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Gjenerali i Marinës amerikane, Kenneth F. McKenzie Jr, gjatë një konference për shtyp publikoi pamjet e reja nga aksioni në Siri, ku shihet sesi kanë vepruar në pak minuta ushtarët amerikanë brenda godinës ku ndodhej terroristi. Godina ka shpërthyer në pak minuta.

“Kur kapja e al Bagdadi ishte shumë afër, lideri i ISIS shpërtheu një bombë dhe vrau veten dhe dy fëmijë,” tha McKenzie.


Si e mbikëqyrën forcat amerikane Bagadadin?

Ndërkohë që situata Siri-SHBA nuk ishte aspak e qetë dhe nënkontroll, lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdad po fshihej  në kufirin e Sirisë me Irakun, nga forcat e armatosura amerikane.

Teksa një pjesë e mirë e Idlibit ishte e mbikëqyrur nga xhihadistët, jepnin mundësinë që udhëheqësit e ISIS-it  të strehoheshin në këto vende.

Bazuar në deklaratën e presidentit Trump, forcat amerikane po e mbikëqyrnin prej  dy javësh Bagdadin, pasi ky i fundit kishte në mendje hartimin e një plani që synonte mirëorganizmin e grupit  terrorist.

Të shpërndarë në 8 helikopterë, forcat amerikane sulmuan nga ajri xhihadistët e në këtë moment Bagdadi kuptoi se nuk ka shpëtim dhe vendosi  të shpërthente jelekun me eksploziv. Lideri i ISIS u quajt nga Trump si  “një qen”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota abu bakr al-baghdadi vetëvritet lideri i isis abu bakr al-baghdadi vetëvritet lideri i isis

Sondazh

Poll