Xheloz për partnerin e ri të nënës së të dashurës, 49-vjeçari në Britani vret brutalisht të renë në apartament (FOTO
31 Tetor 2019, 07:59Nga DOSJA
BRITANI- Një 49-vjeçar në Britani u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, për shkak të xhelozisë që kishte ndaj nënës së saj, ku midis këtyre dy të fundit kishte pasur një lidhje.
Sipas mediave britanike, tashmë Jason Farrell po përballet me burgim të përjetshëm, pasi lidhi dhe goditi me thikë 22-vjeçaren Sammy-Lee Lodwig, duke i marrë asaj jetën në vend, Ngjarja e rëndë ndodhi në prill, në Swansea të Uellsit.
Ndërsa, në seancën e gjyqit ndaj Farrell u mësua se 49-vjeçari kishte qenë prej vitesh në një lidhje me nënën e Sammy Lee, Sarah, përpara se ata të ndaheshin. Farrell kishte nisur një marrëdhënie seksuale me të bijën, të cilën e njihte që në vogëli.
Xhelozia për partnerin e ri të nënës së saj, bëri që Farrell pasi sulmoi të dashurin e Sarah e ktheu inatin nga 22-vjeçarja Sammy-Lee.
Ai e lidhi atë dhe e goditi me thikë në fytyrë e fyt, përpara se të shkruante një letër ku rrëfente krimin makabër në polici.
Sipas Prokurorit Michael Jones, Farell e kishte goditur vajzën në “mënyrë brutale, të pamëshirshme dhe të përsëritur derisa vdiq“, në apartamentin e tij. Pas kësaj autori, Farell kishte shkruar tek fqinji dhe i kishte thënë: “E vrava”.
Pasi u arrestua, ai u kërkoi oficerëve një letër dhe stilolaps ku rrëfeu të gjithë krimin makabër që kishte kryer ndaj së resë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Irak- Pak ditë më parë u ekzekutua gjatë një aksioni ushtarak amerikan lideri i Shtetit Islamik, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.Pas këtij aksioni të ushtrisë ameri...
GJERMANI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermaninë Veriore. Policia thotë se njerëzit në një funeral në Gjermani përfunduan të droguar pa vullneti...
BOSNJE- Një gjykatë në Bosnje-Hercegovinë ka dënuar ish-ushtarin serb të Bosnjës, Radomir Shushnjar me 20 vjet burgim, për djegie të 57 boshnjakëve gjatë luftës...
KALIFORNI- Tre persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një shtëpi në Long Beach, Kaliforni. Shërbimet e ndihmës së parë ko...
KALIFORNI- Ish-mundësi John Cena po bën përpjekjet e tij për të ndihmuar zjarrëfikësit në luftën kundër zjarreve që po përhapen me shpejtësi në Kaliforni. 42-vj...
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë në Departamentin e saj për të Mitur, ka ngritur akuzën zyrtare për gjashtë persona për dosjen e njohur me emrin “...
BELGJIKË- Të martën mbrëma, 12 refugjatë janë gjetur të gjallë brenda frigoriferëve në një kamion në Belgjikë. Shoferi i kontenjerëve po transportonte frua...
MAQEDONI E VERIUT- Një shqiptar është zgjedhur në krye të Gjykatës Kushtetuese. Sipas mediave vendase mësohet se gjyqtari Sali Murati është zgjedhur sot kryetar...