Sport

Një ish-luftëtare e UFC-së tregon, se vetëm një ditë në OnlyFans, ajo fiton sa çka fituar në të gjithë karrierën e saj në MMA

“OnlyFans”, një minierë ari për Paige VanZant

10 Nëntor 2023, 13:36 Nga DOSJA

SHBA - Një luftëtare e re e UFC-së, Paige VanZant, ka zbuluar shumën e madhe të parave që ka fituar me OnlyFans në vetëm 24 orë, krahasuar me gjithçka që kishte arritur në karrierën e saj si një luftëtare profesioniste MMA.

Sportistja 29-vjeçare ka qenë në ‘industrinë e mundjes’ për gjashtë vjet, derisa në vitin 2020 vendosi të hapte një llogari OnlyFans. Madje, ajo e shpalli veten “Mbretëresha e OnlyFans”, duke u kërkuar ndjekësve të saj një tarifë mujore prej 9,99 dollarë në muaj për të hyrë në përmbajtjen e saj ekskluzive. Tani, në një intervistë për podcastin 'Only Stans' të Barstool Sports, VanZant zbuloi shumën e parave që ajo gjeneron duke shpërndarë foto provokuese ose eksplicite të saj.

"OnlyFans ka qenë padyshim burimi im më i madh i të ardhurave. Unë do të thosha se, së bashku, tejkalon atë që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime në mundje. Unë pretendoj se kam fituar më shumë para në 24 orë në OnlyFans, sesa kam bërë në të gjithë karrierën time të mundjes,” - shpjegoi luftëtarja.

Një ish-luftëtare e UFC-së tregon, se vetëm një

"Edhe jashtë UFC-së dhe mundjes, kam qenë mjaft e suksesshme. Unë kam punuar shumë në industri të tjera dhe po përpiqem të kaloj në një personalitet më të zakonshëm,"- vazhdon ajo.

Sigurisht që ideja nuk ka ardhur vetvetiu, kanë qenë ndjekësit që e kanë ftuar të hapë një llogari ekskluzive. “Tani, unë kam bërë tranzicionin... Nëse njerëzit nuk duan të më punësojnë, sepse kam një OnlyFans, nuk më intereson shumë”, thekson ajo.

VanZant filloi të bënte përmbajtje "për të gjithë audiencën", megjithëse ajo pranoi se me kalimin e kohës përmbajtja e saj evoluoi drejt asaj më eksplicite. Ajo aktualisht nuk garon në MMA, këtë e bën në mundje profesionale, për kompaninë All Elite Wrestling, një kompani rivale e legjendarit WWE dhe që po fiton gjithnjë e më shumë famë, sidomos për shkak të përfshirjes së figurave si VanZant.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll