Sport

Gareth Southgate: “VAR ua heq të gjithë aromën golave”…

Trajneri i skuadrës angleze nuk ka qenë asnjëherë mbështetës i VAR-it dhe polemikat e lidhura me ndeshjen mes Tottenhamit dhe Chelseat të hënën, nuk do ta bëjnë atë të ndryshojë mendje së shpejti.

10 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA
Gareth Southgate: “VAR ua heq të gjithë aromën

ANGLI - Ndërprerjet e pafundme të lidhura me konsultimin e VAR-it, gjatë humbjes kaotike të Tottenhamit ndaj Chelseat (4-1), e mërzitën mjaft trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. 

I pranishëm në stadium, ai u shfaq po aq i hutuar sa disa tifozë gjatë konsultimeve të pafundme të videos nga arbitri i ndeshjes. Kështu, derbi i Londrës rezultoi në nëntë kontrolle të VAR-it, pesë gola të anuluar, dy kartonë të kuq dhe 21 minuta pushim.

“U mërzita duke parë ndeshjen. Unë isha në stadium dhe vazhdoi dhe vazhdoi. Pra, pa menduar as për lojtarët, as për tifozët!”, u shpreh Southgate pas shpalljes së listës për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut. 

“Ana tjetër e medaljes është se unë mendoj se të gjitha vendimet e marra ishin të drejta në fund.  Nëse ky është qëllimi i lojës, atëherë në rregull, por VAR ua heq të gjithë aromën golave. Dhe unë mendoj se koha aktuale e lojës ishte tepër e ulët, edhe pse kishim 21 minuta kohë shtesë”.

Të hënën, topi ishte në lojë vetëm për 43% të ndeshjes, totali më i ulët i regjistruar në Premier League për dy vjet. Koha e nevojshme për vendimmarrje kur konsultohet me VAR-in, veçanërisht për pozicionet jashtë loje, është bërë një burim zhgënjimi për tifozët. “Gjithmonë do të ketë vendime për t'u marrë dhe interpretime për t'u bërë ,” vazhdoi Southgate. 

“Mendoj se nëse kërkon probleme në zonën e penalltisë, nëse dëshiron të skanosh ndonjë kënd, etj., atëherë mund të japim goditje të lira, penallti në të dy drejtimet, lehtësisht. Unë nuk isha për (VAR) në fillim dhe nuk pashë asgjë, që mund të më bënte të ndryshoja mendje".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll