Sport

VIDEO / Forcat speciale të policisë kolumbiane e dorëzojnë tek familjarë, del video e rikthimit në shtëpi!

Operacioni u krye në mbështetjen e OKB-së, si garantues në negociatat e paqes me rebelët e ELN0-së që kryen rrëmbimin.

10 Nëntor 2023, 11:22 Nga DOSJA
VIDEO / Forcat speciale të policisë kolumbiane e dorëzojnë

KOLUMBI - Rrëmbimi i prindërve të sulmuesit të Liverpool-it, Luis Diaz, ndodhi më 28 tetor, në një karburant në Barrancas, ku nëna e futbollistit, Cilenis Marulanda, u lirua shpejt. Pas negociatave të gjata me autoritetet kolumbiane, ELN e dërgoi këtë të enjte babanë e Luis Díaz në vendin e rënë dakord të shpëtimit, në Valledupar. Dorëzimi i tij te familja u bë pas 12 ditësh në xhunglat e LaWarija, në Serrania del Perija.

Operacioni u krye në mbështetjen e OKB-së, si garantues në negociatat e paqes me rebelët e ELN0-së që kryen rrëmbimin. Pas eksperiencës së hidhur prej 12 ditësh, babai i lojtarit kolumbian është rikthyer në familje dhe momenti i shpëtimit të tij është bërë viral, pasi pamjet janë emocionuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll