Sport

A iu paguan miliona dollarë ELN-së, për lirimin e babait të Luis Diaz?

Edhe pse kjo histori fatkeqe përfundoi me fundin që të gjithë prisnin, 13 ditët e rrëmbimit lanë shumë çështje në ajër.

10 Nëntor 2023, 13:22 Nga DOSJA
A iu paguan miliona dollarë ELN-së, për lirimin e babait të

KOLUMBI - Rreth mesditës së të enjtes, 9 nëntor, pasi ai ishte rrëmbyer në La Guajira më 28 tetor, babai i Luis Díaz u la i lirë. Nuk ka imazhe të dorëzimit të ELN-së për delegacionin humanitar, që mori dhe shoqëroi Luis Manuel Díaz.

Por meqenëse u bë e ditur se një fraksion i këtij grupi subversiv ishte përgjegjës për përgjimin e makinës në të cilin udhëtonin prindërit e 'Luços', ata e liruan zonjën Cilenis Marulanda dhe teksa e morën me motoçikletë babain, filloi të përhapej versioni se ata kërkonin një shumë të madhe parash.

Megjithatë, përfaqësuesit e ELN-së, të cilët janë pjesë e tryezës së bisedimeve me qeverinë kolumbiane, për të konsoliduar një proces paqeje, mohuan këtë informacion dhe shpjeguan se nuk do të bëhej asnjë zhvatje.

Versioni dukej i hedhur poshtë, por në pamjet e publikuara nga autoritetet, mediat dhe njerëzit e pranishëm në vendin e nisjes dhe mbërritjes së helikopterit të shpëtimit, ata regjistruan se një automjet që transportonte sende me vlerë dhe para, hyri në pistë së bashku me personelin e OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara). Kjo nuk la ndjesi të mira dhe për shkak të kësaj “rastësie” lindën sërish shumë pikëpyetje.

A ishte rrëmbimi i babait të Luis Diaz për para?

Të mërkurën, më 8 nëntor, ELN kontaktoi me misionin e OKB-së në Kolumbi dhe shkëmbyen informacione për të konfirmuar koordinatat për të kryer çlirimin. Mëngjesin e së enjtes, 9 nëntor, anëtarët e OKB-së, Kishës Katolike dhe Kryqit të Kuq, mbërritën në aeroportin “Alfonso López Pumarejo” në Valledupar dhe u drejtuan për në Serranía del Perijá, ku ndodhej Luis Manuel Díaz.

Delegacioni u nis për në pikën e rënë dakord me fraksionin ELN, ata shpëtuan babanë e lojtarit të Kombëtares së Kolumbisë dhe u kthyen duke bënë të lumtur familjen Díaz Marulanda, gjithë Kolumbinë dhe botën e futbollit. Në shtëpi fjalët e para të të liruarit ishin: “Faleminderit Zotit për këtë mundësi të dytë për të qenë në shtëpi. Falenderoj të gjithë njerëzit e Barrancas, La Guajira dhe Kolumbisë, për mbështetjen që i kanë dhënë familjes time”.

Kaluan orët dhe filluan thashethemet për makinën e letrave me vlerë të një kompanie të njohur në Kolumbi, automjeti hyri në aeroportin e Valleduparit, i shoqëruar nga persona që kishin identifikime të OKB-së dhe shoqërohej me automjete që identifikonin këtë subjekt. Aq shumë publikime janë bërë në rrjetet sociale, saqë disa media e kanë regjistruar rastin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll