Sport

Kupa e Botës për Klube, cili ekip italian do të jetë veç Interit? Juventusi në “pole”

‘Bardhezinjtë’, Milan dhe Napoli në garë për një nga 12 vendet e UEFA-s, FIFA do të vendosë se cilën renditje do të miratojë deri në fund të dhjetorit

10 Nëntor 2023, 10:55 Nga DOSJA
Kupa e Botës për Klube, cili ekip italian do të jetë

ITALI - Penalltia e shënuar nga Lautaro Martinez në Salzburg hapi dyert për në 1/8 e Champions League për Interin, por gjithashtu garantoi pjesëmarrjen e ‘zikaltërve’ në Botërorin e ardhshëm të Klubeve, planifikuar për vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara (32 ekipe dhe 8 grupe, ja si do të funksionojë). 

Skuadra e Inzaghit bëhet kështu skuadra e gjashtë europiane (nga 12) që është e sigurtë për të fluturuar në SHBA, pas Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City (fituesit e kampionëve), Bayern Munich dhe PSG (për renditjen). Por duke qenë se nuk munden më tepër se dy skuadra për komb, ka vend edhe për një tjetër skuadër italiane, si Juventus, Milan dhe Napoli (përveç Lazios, por vetëm nëse fitojnë Champions League).

Juventus në krye - Në fund të dhjetorit, sipas “Calcio Finanza”, FIFA  do të vendosë se cilën metodë do të përdorë për të llogaritur renditjen për pjesëmarrësit e mbetur në Kupën e Botës.  Duke qenë se numërohen vetëm pikët e marra në Champions League, duke filluar nga sezoni 2020/21, për momentin në tabelën e FIFA-s janë dy hipoteza: merrni parasysh renditjen ‘klasike’ të UEFA-s për klubet, ose të merret parasysh një sistem i ri i propozuar nga FIFA, i cili do të llogariste 3 pikë për fitore, 1 për një barazim dhe 5 për pjesëmarrje. 

Në secilin prej dy rasteve, Interi është tashmë i sigurt se nuk mund të kalohet nga asnjë skuadër italiane, dhe në rast se Milani, Napoli dhe Lazio do të fitonin Champions League, ata do të ishin ekipi i dytë. Por nëse kjo nuk ndodh, në SHBA, me siguri do të jetë Juventus. 

Renditja e UEFA-s - Nëse do të përdorej ky kriter, Milani dhe Napoli mund të shpresonin të kalonin Juventusin këtë sezon, por padyshim me kusht që të kualifikoheshin të paktën në fazën e 16-të të Champions League që do të garantonte pesë pikë.
Bayern Munich - 97 pikë (e kualifikuar);
Inter - 72 pikë (e kualifikuar);
PSG - 70 pikë (e kualifikuar);
Porto - 59 pikë;
Borussia Dortmund - 59 pikë;
Leipzig - 59 pikë;
Atletico Madrid - 53 pikë;
Benfica - 49 pikë;
Barcelona - 48 pikë;
Juventus - 47 pikë;
Sevilla - 42 pikë;
Salzburg - 39 pikë;
Ajax - 39 pikë;
Milan - 39 pikë;
Napoli - 34 pikë;
Shakhtar - 33 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll