Sport

Conferenca League/ Viktoria Plzen, e para që kalon në 1/16 nga Grupi “C”. Për Ballkanin e Ilir Dajës ëndërra vazhdon...

Luftë e madhe për kalimin në fazën “play-off” të shkurt, ku nuk përjashtohen edhe kampionët e Ballkanit të Kosovës

10 Nëntor 2023, 04:04 Nga DOSJA
Conferenca League/ Viktoria Plzen, e para që kalon në 1/16 nga Grupi

ÇEKI - Viktoria Plzen tashmë është kualifikuar në fazën e 16-të me dy ndeshje të mbetura. Çekët mundën me rezultatin minimal 1-0 skuadrën më të fortë në letër, por që në mënyrë të pabesueshme u gjendën në vendin e fundit.

Në minutën e 35-të të takimit Pena Chory realizoi golin e vetëm të ndeshjesh, që e ngjitën Viktorian në kuotën e 12 pikëve dhe siguruar ‘biletën’ për në turin tjetër.

Sakaq luftë e madhe nga të tjerët për kalimin në fazën “play-off” të shkurt, ku nuk përjashtohet edhe kampionët e Ballkanit të Kosovës, që drejtohen nga Ilir Daja, të cilët barazuan 0-0 me Astanan në Kazakistan. 

Këto janë ndeshjet e mbetura në vijim:

30 nëntor
Astana - Dinamo Zagreb
Ballkani - Viktoria Plzen

14 dhjetor
Viktoria Plzen - Astana
Dinamo Zagreb - Ballkani

Renditja e Grupit “C”: Viktoria Plzen 12 pikë, Astana 4, Ballkani 4, Dinamo Zagreb 3 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll