Aktualitet

Protestë në Tiranë/ "Të lirohen pengjet nga Hamasi", qytetarët izraelitë: Ka fëmijë 10 muajsh, nuk dihet ku mbahen

Qytetarët u shprehën se janë të shqetësuar mbi gjendjen e pengjeve, pasi nuk kanë asnjë informacion ku mbahen njerëzit, dhe as gjendjen e tyre shëndetësore.

9 Nëntor 2023, 16:19 Nga r.ll
Protestë në Tiranë/ "Të lirohen pengjet nga
qytetar ne proteste

TIRANË- Pasditen e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë nga një grup qytetarësh izraelitë që jetojnë në vendin tonë.

Të mbledhur në sheshin Skënderbej, ata shprehën mbështetjen e tyre ndaj Izraelit dhe kërkuan lirimin e pengjeve nga militantët e Hamasit.

Qytetarët u shprehën se janë të shqetësuar mbi gjendjen e pengjeve, pasi nuk kanë asnjë informacion ku mbahen njerëzit, dhe as gjendjen e tyre shëndetësore.

“Janë 239 persona që janë marrë peng. Janë fëmijë që 10 muajsh. Njerëzit janë marrë nga krevati i shtëpisë. Deri tani nuk e dimë se ku mbahen. Se dimë se në çfarë gjendje shëndetësore janë të rrëmbyerit. Është situata shumë e rëndë. Jeta në Izrael vazhdon. Unë jetoj për arsye të punës këtu. Akti që është bërë në Izrael është akt terrorist, ndërsa akti që bëhet tek rripi i Gazës është ushtarak. Shpresa është e madhe se pengjet do të lirohen. Konflikti është i gjatë. Duam paqe mes popujve. Duam që të gjithë të kthehen në shtëpinë e tyre. Di që është marrë një fëmijë 5 muajsh peng”- tha një prej tyre për Euronews.

proteste ne tirane

Sondazh

Poll