Aktualitet

Në procedim penal 11 subjekte private, vodhën energji elektrike

Sipas të burimeve zyrtare OSSH ka rikuperuar mbi 2.2 milionë kilovatë energji elektrike nga kontrollet e strukturës së posaçme.

9 Nëntor 2023, 15:26 Nga h.k
Në procedim penal 11 subjekte private, vodhën energji elektrike
Foto ilustruese

TIRANË-11 subjekte private janë në hetim për akuzën se vodhën energji elektrike me linjë të dytë duke manipuluar matësin. Gjatë kontrollit u zbulua se dhe 24 subjekte të tjera private tarifoheshin si klientë familjarë ndaj të cilëve u morën masa sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Sipas të burimeve zyrtare OSSH ka rikuperuar mbi 2.2 milionë kilovatë energji elektrike nga kontrollet e strukturës së posaçme.

NJOFTIMI I OSSH:

"Pas inspektimeve të shumta që kanë kryer në muajin tetor, strukturat e kontrollit pranë OSSH-së, pjesë e OSHEE Group, kanë konstatuar raste të abuzimit me energjinë elektrike në disa zona të vendit. Nga raporti i punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), referuar 1584 kontrolleve të ushtruara në rang vendi, janë zbuluar dhe porceduar në Policinë e Shtetit 11 subjekte private, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike me linjë të dyte ose duke ndërhyrë në matës."

vjedhje energjie

Sondazh

Poll