Aktualitet

Shkatërrohet varri në Maliq, eshtrat varrosen disa metra më larg

Sipas njoftimit të policisë, 80-vjeçarja ka thë se disa familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, kanë dhunuar varrin e babait të saj duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg.

9 Nëntor 2023, 14:05 Nga r.ll
Shkatërrohet varri në Maliq, eshtrat varrosen disa metra më larg
foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në një fshat në Maliq të Korçës, ku sipas pretendimeve të një të moshuare, disa persona kanë dhunuar varrin e babait të saj.

Sipas njoftimit të policisë, 80-vjeçarja ka thë se disa familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, kanë dhunuar varrin e babait të saj duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.

shkaterrohet varri ne maliq

Sondazh

Poll