Aktualitet

Seanca e pajtimit/ Beleri e akuzon për shpifje, Drejtori i Arkivës: Nuk tërhiqem nga deklaratat

Beleri ka paditur Bidon për shpifje për shkak të deklaratave të këtij të fundit se Beleri ka qenë i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe se ai është pjesë e ultra nacionalistëve grekë.

9 Nëntor 2023, 14:10 Nga A.B
Seanca e pajtimit/ Beleri e akuzon për shpifje, Drejtori i Arkivës:
Ardit Bido dhe Fredi Beleri

TIRANË- Ditën e sotme, është zhvilluar në gjykatën penale një seancë pajtimi mes kreut të Arkivës Shqiptare Ardit Bido dhe Fredi Belerit, i cili aktualisht ndodhet në burg pasi akuzohet për veprën penale korrupsion në zgjedhje. Beleri ka paditur Bidon për shpifje për shkak të deklaratave të këtij të fundit se Beleri ka qenë i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë dhe se ai është pjesë e ultra nacionalistëve grekë.

Beleri ishte i pranishëm në seancë dhe nuk ka pranuar të pajtohet me Bidon. Ky i fundit tha se ishte i gatshëm të pajtohej, por i qëndronte deklaratave dhe se ishte bazuar tek studuesit dhe shkencetarët grekë.

"Nuk tërhiqem nga deklaratat'- ka thënë në seancë Bido. 

Më pas gjykata vendosi që procesi të vijojë në muajin janar të 2024-ës.

/Dosja.al

ardit bido fredi beleri

Sondazh

Poll