Aktualitet

Grabiti një banesë, policia arreston 19-vjeçarin në Gramsh, i gjenden orë dhe varëse floriri

Pas informacioneve për grabitjen e një banese në fshatin Besnik, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e të riut.

9 Nëntor 2023, 13:44 Nga r.ll
Grabiti një banesë, policia arreston 19-vjeçarin në
sendet e sekuestruara

GRAMSH- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh, pasi akuzohet për disa vjedhje.

Pas informacioneve për grabitjen e një banese në fshatin Besnik, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e të riut. Një orë floriri dhe 4 varëse që ky shtetas kishte vjedhur në këtë banesë, u sekuestruan nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, kapet në flagrancë në banesën që kishte hyrë për të vjedhur, një 19-vjeçar. Sekuestrohen një orë floriri dhe 4 varëse që ky shtetas kishte vjedhur në këtë banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje në një banesë në fshatin Bresnik, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, me qëllim kapjen e autorit.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë, u kap në flagrancë brenda banesës, në fshatin Bresnik, shtetasi E. L. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një orë floriri dhe 4 varëse që ai i kishte vjedhur në këtë banesë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 19 vjeç, banues në fshatin Bresnik, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

grabitje ne gramsh

Sondazh

Poll