Aktualitet

Incidenti në Kuvend me gazetarët, reagon Garda e Republikës: Media mbetet partner i transparencës

Struktura e mbrojtjes së nivelit të lartë shpreh dhe kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi për të ruajtur sigurinë ambientet e parlamentit.

9 Nëntor 2023, 16:09 Nga h.k
Incidenti në Kuvend me gazetarët, reagon Garda e Republikës:
Foto nga Kuvendi

TIRANË-Garda e Republikës ka reaguar zyrtarisht ditën e sotme me anë të një reagimi publik në përgjigje të Komunitetit të Reporterëve të Politikës mbi një incident të ndodhur në oborrin e Kuvendit.

Struktura e mbrojtjes së nivelit të lartë shpreh dhe kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi për të ruajtur sigurinë ambientet e parlamentit.

REAGIMI I GARDËS SË REPUBLIKËS:

"Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Në analizë të situatës së krijuar sot, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare."

 

garda e republikes tensionet ne kuvend

Sondazh

Poll