Aktualitet

EMRAT/ Dhunimi i 30-vjeçares, prosedohen penalisht 2 efektivë për shpërdorim detyre

Po ashtu ka nisur dhe hetimi administrativ për 3 efektivë policie gjithsej. 

9 Nëntor 2023, 15:17 Nga I.A
EMRAT/ Dhunimi i 30-vjeçares, prosedohen penalisht 2 efektivë
Policia

TIRANË- Dy efektivë polici janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Mësohet se nënkomisar Ylli Çako dhe nënkomisiari me iniciale B.R. nuk kanë kryer detyrën e tyre për të vënë para drejtësisë, edukatorën që dhunoi dhe i theu këmbën vajzës 3-vjeçare në kopshtin Stinët. Po ashtu ka nisur dhe hetimi administrativ për 3 efektivë policie gjithsej. 

Njoftimi i policisë:

Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e të miturës tek Kopshti ‘Stinët’ në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për “Shpërdorim detyre”.

Të proceduar janë oficerët: – Nënkomisar Ylli Çako, me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve; – Nënkomisar B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera pas denoncimit në Polici dhe publikimit në emisionin investigativ “Stop”, ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët” në datë 1 nëntor. Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për 3 oficerë policie.

Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Pas ngjarjes, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur./Dosja.al

dhunohet 3-vjecarja ne kopsht majlinda dehima

Sondazh

Poll