Aktualitet

Ndotja masive nga zjarri në Elbasan, 'Kurum' nuk merr pjesë në mbledhjen e Emergjencave Civile

Zjarri që përfshiu ambjentet e jashtme të ish-metalurgjikut në Elbasan ku operon kompania turke “Kurum” shkaktoi ndotje të mjedisit, pasi lëndët që u dogjën ishin kontaminuese.

9 Nëntor 2023, 14:41 Nga r.ll
Ndotja masive nga zjarri në Elbasan, 'Kurum' nuk merr pjesë
foto e zjarrit

ELBASAN- Pas ndotjes nga zjarri në Elbasan, përfaqësuesit e 'Kurum' nuk kanë shkuar në mbledhje e Emergjencave Civile. Sot, në mbledhje pritej të raportohej për nivelin e ndotjes pas zjarrit në pikën e skrapit. 

Zjarri që përfshiu ambjentet e jashtme të ish-metalurgjikut në Elbasan ku operon kompania turke “Kurum” shkaktoi ndotje të mjedisit, pasi lëndët që u dogjën ishin kontaminuese. I gjithë qyteti i Elbasanit për afro 48 orë u mbulua nga reja e tymit që lëshonte zjarri i përmasave gjigande.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për ndotje të mjedisit ndaj kompanisë Kurum, ndërsa bashkia e Elbasanit u kërkon këtyre institucioneve të vënë para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj ndotje.

zjarri ne elbasan

Sondazh

Poll