Aktualitet

Korrupsion në zgjedhje/ Zgjidhet gjyqtarja që do vendosë mbi kërkesën e SPAK për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Seanca do të zhvillohet më datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

9 Nëntor 2023, 13:34 Nga r.ll
Korrupsion në zgjedhje/ Zgjidhet gjyqtarja që do vendosë mbi
edison memolla

TIRANË- Flora Hajredina, është emri i gjyqtares që do të vendos mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për nisjen e gjykimit ndaj Edison Memollës dhe 3 personave të tjerë.

Hajredinaj përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Seanca do të zhvillohet më datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK ka dërguar për gjykim Memollën, me akuzën për korrupsion aktiv në zgjedhje. Po ashtu së bashku me Memollën janë dërguar edhe 4 persona të tjerë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku. Këta akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje me falsifikim dokumentash. 

edison memolla spak

Sondazh

Poll