Aktualitet

TRAGJIKE/ Rrëzimi i skelës në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave, ndërron jetë shqiptari i plagosur

Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër person nga Mati, kanë humbur jetën nga rrëzimi i skelës.

9 Nëntor 2023, 13:23 Nga A.B
TRAGJIKE/ Rrëzimi i skelës në Gjermani, shkon në 5 numri i
Alfred Visha

GJERMANI- Ndërron jetë Alfred Visha, shqiptari i cili mbeti i plagosur nga aksidenti tragjik në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë. Vdekja e tij, çon në 5 numrin e shqiptarëve të vdekur. 

Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra, Rruzhdi Hoxha 33 vjeç, nga Kukësi dhe një tjetër person nga Mati, kanë humbur jetën nga rrëzimi i skelës, ndërsa Visha nga Mati, 33-vjeç, ishte në koma për disa ditë, deri më sot kur ndërroi jetë. 

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në Gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi shtetas kosovar punonin në të zezë. Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. 

700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia. Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori./Dosja.al

alfred visha

Sondazh

Poll