Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat ‘Stinët’, 4 policët pranojnë se neglizhuan çështjen, AMP nis hetimet

Bëhet fjalë për 3 efektivët e pezulluar nga policia Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm.

9 Nëntor 2023, 11:30 Nga A.B

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat ‘Stinët’, 4

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për 4 efektivë i Komisariatit nr. 1, në lidhje me ngjarjen e rëndë në kopshtin privat “Stinët” ku 3-vjeçarja theu këmbën.

Bëhet fjalë për 3 efektivët e pezulluar nga policia Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm.

Të katërt janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim.

Megjithatë, AMP ka dyshime të forta se efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë i palicencuar./Dosja.al

dhunohet 3-vjecarja ne kopsht

Sondazh

Poll