Aktualitet

E rëndë në Greqi, denoncimi i nënës: 30-vjeçari shqiptar joshi vajzën time 13 vjeçe! Kreu marrëdhënie me të në makinë (DETAJE)

Ngjarja ka ndodhur në Evia, ndërsa ka qenë vëllai i 13-vjeçares që ka njoftuar të ëmën pasi vuri re disa veprime të dyshimta tek motra e tij.

9 Nëntor 2023, 13:04 Nga a.l
E rëndë në Greqi, denoncimi i nënës: 30-vjeçari
Foto ilustruese

GREQI- Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar në Greqi. Siç raportojnë mediat vendase, i përfshirë në këtë ngjarje është një 30-vjeçar shqiptar. Rasti është denoncuar nga nëna e vajzës 13 vjeçe e cila ka zbuluar në telefonin e të miturës disa mesazhe me të.

Ngjarja ka ndodhur në Evia, ndërsa ka qenë vëllai i 13-vjeçares që ka njoftuar të ëmën pasi vuri re disa veprime të dyshimta tek motra e tij.

Nëna pretendon para hetuesve se shqiptari e ka joshur të bijën në rrjete sociale ku edhe janë njohur. Sipas saj ai ka këmbëngulur ta takojë, e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të në makinë.

30 -vjeçari është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Akuzat me të cilat përballet janë “veprime gjenitale me ose përballë të miturve” dhe “fyerje e dinjitetit seksual”. Rasti është duke u hetuar, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent. 

shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll