Aktualitet

Protestë para parlamentit, minatorët kërkojnë statusin: Na mundëson lehtësira

Statusi i minatorit parashikon një sërë lehtësirash për shkak të vështirësisë dhe rrezikut që paraqet natyra e punës.

9 Nëntor 2023, 11:28 Nga r.ll
Protestë para parlamentit, minatorët kërkojnë statusin: Na
foto nga protesta

TIRANË- Një grup minatorësh janë mbledhur ditën e sotme para parlamentit për të protestuar, ku kërkojnë statusin e minatorit i cili do ju mundësojë disa lehtësira.

Përmes miratimit të Statusit të Minatorit, ata kërkojnë:

Sigurimin e jetës për minatorët
Rritjen e pagave dhe përfitimeve të tjera për minatorët
Rritjen e pensioneve për minatorët
Garantimin e kujdesit shëndetësor për minatorët dhe ish minatorët

Statusi i minatorit parashikon një sërë lehtësirash për shkak të vështirësisë dhe rrezikut që paraqet natyra e punës.

 

protesta e minatoreve

Sondazh

Poll