Aktualitet

“Në gjendje të rëndë traumatike”, spitali zbulon diagnozat e foshnjës që u braktis në bodrumin në Yzberisht

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

9 Nëntor 2023, 11:22 Nga a.l
“Në gjendje të rëndë traumatike”, spitali zbulon
Marteniteti 'Koço Gliozheni'

TIRANË- Pak pasi u bë me dije se foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin në Yzberisht, nuk mundi të mbijetonte, marteniteti 'Koço Gliozheni' ku u mbajt në intubim për 24 orë ka zbuluar diagnozat që kanë çuar në vdekjen e bebes.  

Sipas njoftimit, bëhet e ditur se foshnja u soll në një gjendje të rëndë traumatike dhe pasi i është dhënë ndihma e parë, pas shumë përpjekjesh u arrit që të rikthehej në jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, foshnja ndërroi jetë në orën 10:45 të së enjtes. Diagnozat klinike të foshnjes ishin; Lindje në term; Lindje per vias vaginalis; Hipotermi e thellë; Politraumë; Hemorragji pulmonare; Insufiçience multiorganore; Arrest kardiorespirator. 

eglantina isufi

Sondazh

Poll