Aktualitet

Tentoi të përdhunonte vajzën e tij 14-vjeçare, Gjykata në Durrës jep vendimin për 44-vjeçarin (EMRI)

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në zonën e Spitallës. Familja kishte pak kohë që ishtë zhvendosur në këtë zonë dhe jetonte me qira.

9 Nëntor 2023, 11:17 Nga a.l
Tentoi të përdhunonte vajzën e tij 14-vjeçare, Gjykata
Foto ilustruese

DURRËS-  Gjykata e Durrësit ka lënë në burg  44-vjeçarin e akuzuar për tentativë përdhunimi ndaj së bijës 14-vjeçare.  Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin, Gëzim Ceku i cili u arrestua nga policia për dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në zonën e Spitallës. Familja kishte pak kohë që ishtë zhvendosur në këtë zonë dhe jetonte me qira. Ceku akuzohet se ka dhunuar psikologjikisht gruan e tij e më pas u zbulua se ka tentuar të kryejë marrëdhënie me vajzën e  tij të mitur. Rasti u denoncua nga gruaja, pasi 44-vjeçari e kishte nxjerrë me forcë nga shtëpia.   Ndaj të akuzuarit nuk ka pasur më parë denoncime për dhunë në familje. 

gezim ceku

Sondazh

Poll