Aktualitet

TRAGJIKE/ U gjet e braktisur dje në një bodrum pallati në Yzberisht, ndërron jetë foshnja e sapolindur

Lajmi i trishtë është bërë publik nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në Facebook.

9 Nëntor 2023, 11:01 Nga A.B
TRAGJIKE/ U gjet e braktisur dje në një bodrum pallati në
Foto ilustruese

TIRANË- Fat tragjik për foshnjen që u gjet e porsalindur në parkingun nëntokësor të pallatit. Foshnja ka ndërrruar jetë ditën e sotme. Lajmi i trishtë është bërë publik nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në Facebook.

“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan Balla.

Bebja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare Egljanta Isufi, e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit. Menjëherë pasi mbërriti në spital djali i vogël shfaqi probleme të rënda shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë./Dosja.al

taulant balla vdes foshnja ne tirane tirane

Sondazh

Poll