Aktualitet

U kapën me 300 kg kokainë të fshehur në një kontejner, dënohen me burg 3 shqiptarë në Francë, si u zbulua droga

Në fakt, trafikantët kishin futur “255 bukë” në çanta sportive, në mes të një konteineri të mbyllur me oksid mangani, një produkt kimik jo i rrezikshëm, i porositur nga kompania “Olmix” me qendër në Saint-Etienne-du-Gué-de-l’Isle dhe e specializuar në “bio-stimulantë”.

9 Nëntor 2023, 10:40 Nga a.l
U kapën me 300 kg kokainë të fshehur në një kontejner,
Policia në Francë

FRANCË-  Gjykata penale e Rennes ka lënë në fuqi vendimin për burg të 4 personave,tre prej tyre shqiptarë pasi u kapën me 300 kg kokainë të fshehur në një kontejner të destinuar për një kompani në Saint-Etienne-du-Gué-de-l'Isle (22), pranë Loudéac, në portin e Montoir-de-Bretagne. 

Siç raportojnë mediat vendase, në janar 2018, “informacionet” nga një oficer i Guardia Civil spanjoll lejuan policinë gjyqësore të Nantes të sekuestronte pak më shumë se 294 kg kokainë, “konfiskimi i dytë më i madh në histori” në objektet portuale të Saint- Nazaire.

Në fakt, trafikantët kishin futur “255 bukë” në çanta sportive, në mes të një konteineri të mbyllur me oksid mangani, një produkt kimik jo i rrezikshëm, i porositur nga kompania “Olmix” me qendër në Saint-Etienne-du-Gué-de-l’Isle dhe e specializuar në “bio-stimulantë”.

Hetimi zbuloi se konteineri ishte“ndotur gjatë një ndalese në Panama nga kjo anije MSC që vinte nga Brazili. Nga analizat e kryera rezultoi një përqendrim shumë i lartë kokaine, pa “asnjë produkt prerës”. Sipas hetuesve, vlera e mallit vlerësohej në më shumë se tetë milionë euro. 

arrestohen shqiptaret ne france

Sondazh

Poll