Aktualitet

Braktisi fëmijën në bodrumin në Yzberisht, arrestohet nëna 30 vjeçare, dëshmia: S'jam e martuar prandaj e fsheha shtatzëninë (EMRI)

Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar. 

9 Nëntor 2023, 09:50 Nga a.l
Braktisi fëmijën në bodrumin në Yzberisht, arrestohet
Foshnja

TIRANË- Policia  ka identifikuar dhe arrestuar nënën e foshnjës që u gjet e braktisur në bodrumin e pallatit në Yzberisht. Eglantina Isufi, 30 vjeç është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6.

Ajo ka mohuar të jetë nëna e fëmijës, ndërsa policia ka vërtetuar dyshimet pas verifikimit të telefonave celularë. Në dëshminë e saj para efektivëve, Isufi ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë. Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar. 

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë, çka është konfirmuar nga vetë vajza. 30-vjeçarja nuk ka përmendur babanë e fëmijës dhe ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës. 

eglantina isufi

Sondazh

Poll