Kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, temperaturat pësojnë rënie
Moti TIRANË- Vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të...
Desara Myrtaj ka treguar se fliste çdo ditë me të vëllanë dhe se nuk kishte vënë re asnjë gjë të çuditshme tek ai.
ITALI- Motra e 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj që u vra me plumb në kokë pak ditë më parë në Cuneo të Italisë, ka folur për mediat italiane lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Desara Myrtaj ka treguar se fliste çdo ditë me të vëllanë dhe se nuk kishte vënë re asnjë gjë të çuditshme tek ai.
“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe një master në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”, tha ajo.
Partnerja e 34 vjeçarit ka përjashtuar mundësinë e krimit të pasionit.
“Ne ishim bashkë që nga marsi, e donim njëri-tjetrin, disa debate si në çdo çift. Një burrë fantastik, por shumë xheloz. Ai kishte debatuar dhe goditur me grusht në dy raste, por ata nuk ishin ish të dashurit e mi apo njerëzit që i shihja. Askush nuk do ta kishte vrarë për mua.“, tha partnerja e 34 vjeçarit./Dosja.al
Moti TIRANË- Vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të...
Nëse punoni në distancë, ky studim mund t’ju ndihmojë të gjeni vendet më të mira se ku të punoni. Global Remote...
TIRANË- Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan thirri babain e vajzës së vogël për...
TROPOJË- Në 10 shator të 2020 ERE ka licensuar shoqërinë “SEKA HYDROPOWER”, në veprimtarinë e prodhimit të...
MIRDITË- I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me ndërtimin e një Hec-i në zonën e pellgut ujëmbledhës të lumit të...
Majlinda Dehima TIRANË- Gjatë gjithë kësaj jave, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar një ngjar...
Oboti OBOTI- Të gjithë lumenjtë në Shqipëri shkaktojnë përmbytje periodike, por lumi Drin, së bashku me Bun&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Përmbytjet janë një nga fatkeqësitë natyrore më të cilat përballen më shpesh shqi...
TIRANË- Degradimi i mjedisit përbën një dukuri shumë shqetësuese në vendin tonë. Ai shfaqet në forma të ndry...
TIRANË- Vendi ynë është ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta natyrore, duke përfshirë ato me origjinë hidrometeorologjik...