Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Banorët e Këlcyrës në protestë për shtëpitë, kryetari i Këshillit Bashkiak: Më kanë falsifikuar firmën!
4 Mars 2019, 08:12Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Ditën e sotme banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pas vendimit për shembjen e 28 objekteve në qendër, shumë mes të cilave, biznese e shtëpi banimi të ngritura vite më parë.
Bëhet fjalë për një projekt, i cili është miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të Këlcyrës, ku një ndër pikat, ishte prishja e këtyre objekteve. Ndërsa, kryetari i Këshillit Bashkiak Gramoz Hodo, tha se nuk është firma e tij për prishjen e objekteve, por e falsifikuar.
“Nuk kam firmosur unë, nuk është firma ime”-tha Hodo.
Ndërsa, banorët nga ana e tyre, pohojnë se janë të pajisur me certifikata pronesie, por pavarësisht se do të dëmshpërblehen sipas vlerësimit, ata nuk e pranojnë këtë zgjidhje, por kërkojnë anulimin e projektit.
“Para disa ditësh na ka ardhur një shkresë ku thuhet bëni preventimin. Të gjitha dokumentet i kemi në rregull që nga 1990. Mua s’më prishet se do bëj gjëmën. As kam vrarë e as kam prerë. Dokumentet i kam të rregullta biri. Kudo që të vejë shteti, kompesimi është nga 4 kate të jep asgjë. Prandaj, o vdekje o liri.”-janë shprehur banorët.
Ata kanë kërkuar që të dalë kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni për t’i sqaruar.
Ndërkohë që protestonin, një shkrim në Gazetën Tema, ka sjellë irritimin e banorëve, pasi sipas tyre kryetari i Bashkisë, Klement Ndoni nuk ka zbritur për t’i sqaruar për projektin që do të zbatohet në qendren e qytetit. Një nga qytetaret tha se ky është mashtrim dhe se kryebashkiaku eshte fshehur. (Lexo ketu)
(a.m/F.G.dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
PËRMET– Ditën e sotme mbi 28 familje në Këlcyrë kanë protestuar në sheshin para bashkisë kundër prishjes së shtëpive të tyre. Shkak është bërë një projekt ...
TIRANË– Prokuroria ka dhënë pretencën e saj për katër të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, më 31 korrik të vitit 2017, pas një sherri me...
VLORË- Një zjarr ka rënë në një zonë me kullota në zonën e Dhërmiut në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zjarri ka zënë një sipërfaqe të madhe to...
Tiranë/Hyn në fuqi udhëzimi për zbatimin e ndryshimeve në tatimin e rrogave për rritjen e pragut nga 130 mijë lekë në mbi 150 lekë, që do të taksohen 23 për qin...
KAPSHTICË- 16 shtetas sirianë janë ndaluar nga policia në zonën e kufirit te gjelbër. Mësohet se të ndaluarit janë dy çifte bashkëshortësh bashkë me...
Ditën e sotme banorët e Këlcyrës pritet të zhvillojnë një protestë, pasi do të prishen 28 objekte, biznese dhe banesa.Bëhet fjalë për një projekt, i cili u mira...
Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në afërsi të Rinasit ku dy automjete janë, njëra tip Fiat dhe tjetra tip Audi janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet...