Sport

Modelja mahnitëse thuhet se është në një lidhje me Ruben Diazin e Man.Cytit...

Futbollisti i Manchester Cityt, Ruben Diaz, raportohet se është në një lidhje me modelen Arabella Chee.

4 Nëntor 2023, 15:40 Nga DOSJA
Modelja mahnitëse thuhet se është në një lidhje me

ANGLI - Një romancë e re duket se ekziston mes futbollistit të Manchester City, Ruben Dias dhe Arabella Chi.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka rrëfyer asgjë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gjurmuar rrugën e tyre të përbashkët për shkak të disa fotove që kanë shpërndarë me Kullën Eifel në sfond.

Mbrojtësi portugez ka udhëtuar drejt Parisit për ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë”, ndërkohë që edhe Arabella ishte gjithashtu e vendosur në kryeqytetin francez.

Të dy postuan me kuriozitet foto të të njëjtit peizazh, nga i njëjti kënd dhe me të njëjtët njerëz në sfond. Mesa duket këto imazhe kanë mjaftuar për të tradhtuar miqësinë mes futbollistit dhe Arabellës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ARABELLA CHI (@arabellachi)

Por kush është kjo vajzë e bukur? Kjo është një modele me origjinë nga Britania. Ajo filloi të punojë në industrinë e modës në moshën 18-vjeçare.

Megjithatë, 32-vjeçarja u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në sezonin e 5-të të “reality show”-t Love Island. Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron 1 milion ndjekës me të cilët ndan përditshmërinë e saj.

Modelja mbresëlënëse është e apasionuar pas boksit, jogës dhe e varur nga stërvitjet, të cilat janë pjesë e përditshmërisë së saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll