Sport

Pas episodit të frikshëm në Holandë, lojtari i NEC po mendon ta braktisë futbolllin: “Pyes veten dhe sa duhet të vazhdoj?”...

Futbollisti veterani Lasse Schöne, thotë se situata të ngjashme, kanë ndodhur gjithnjë e shpesh në futboll

3 Nëntor 2023, 11:57 Nga DOSJA
Pas episodit të frikshëm në Holandë, lojtari i NEC po mendon

HOLANDE - Frika e madhe që Bas Dost i shkaktoi botës së futbollit, kur ai ra i pajetë në ndeshjen me AZ Alkmaar, i la në pezull tifozët e sportit mbretëror dhe e bëri kolegun e tij, Lasse Schöne, të mendojë seriozisht nëse ia vlen të vazhdojë të luajë futboll. 

Në moshën 37-vjeçare dhe me një karrierë të gjatë, mesfushori veteran kujton se tashmë ka përjetuar shumë episode dramatike (sulmi në zemër i Abdelhak Nourit, apo situatat e Daley Blind dhe Christian Eriksen, si shembull) dhe, për këtë arsye, pranon se nuk e di, nëse ai dëshiron të vazhdojë të luajë.

"Kohët e fundit ka ndodhur shumë shpesh episode të tilla dhe i kam përjetuar shumë herë. Unë nuk jam 22 vjeç dhe kam pasur një karrierë të gjatë. Kështu që po pyes veten, se sa do të vazhdoj. Tashmë e kisha vënë në dyshim dhe tani edhe më shumë... Nuk kam vendosur asgjë, por po flas me njerëzit që më rrethojnë”, thotë lojtari veteran, për kanalin “NOS”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll