Sport

E FUNDIT/ Kalulu për shkak të dëmtimit, do t’i mungojë Milanit për katër muaj…

Mbrojtësi francez iu nënshtrua një operacioni këtë të enjte, për të riparuar një këputje të plotë të tendinit femoral të majtë

3 Nëntor 2023, 12:13 Nga DOSJA
E FUNDIT/ Kalulu për shkak të dëmtimit, do t’i mungojë

ITALI - Futbollisti francez i Milanit, Pierre Kalulu, i cili u dëmtua të dielën e kaluar në Napoli, iu nënshtrua një operacioni në Finlandë këtë të enjte dhe pritet të jetë i padisponueshëm për katër muaj, njoftoi klubi italian në një njoftim për shtyp.

"AC Milan mund të konfirmojë se Pierre Kalulu iu nënshtrua një operacioni sot për të riparuar një këputje të plotë të tendinit të femurit të majtë. Operacioni i kryer në Finlandë nga profesori Lasse Lempainen, në prani të kreut të ekipit mjekësor të AC Milan, Stefano Mazzoni, ishte një sukses i madh”, njoftoi klubi i Milanit, i cili e vlerëson pushimin e lojtarit në katër muaj.

Qendërmbrojtësi 23-vjeçar, i stërvitur në Lyon, u desh të largohej nga fusha e “Maradonës” në Napoli, në minutën e 19-të të ndeshjes kundër kampionëve aktualë të Italisë, për llogari të xhiros së 10-të të Serisë A.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll