Sport

“Carabao Cup”/ Chelsea-Newcastle dhe Liverpool-West Ham do të përballen në 1/8...

Janë përcaktuar katër çiftet çerekfinaliste. Ndeshjet do të zhvillohen në 19-21 dhjetor

2 Nëntor 2023, 17:13 Nga DOSJA
“Carabao Cup”/ Chelsea-Newcastle dhe Liverpool-West Ham do të

ANGLI - Vetëm dy skuadra nga “Big 6” të Premier League, do të vazhdojnë garën në çerekfinale të “Carabao Cup” (Kupa e Ligës). Arsyeja për Liverpoolin dhe Chelsean, të cilët u kualifikuan në 1/8 të turneut, ndaj Bournemouth dhe Blackburn Rovers.

Nga ana tjetër, si Arsenali, ashtu edhe Manchester United, u dhanë lamtumirën 1/16-ave të kompeticionit, pasi mbetën jashtë nga West Ham dhe Newcastle. 

Menjëherë pas eliminimit të “Djajve të Kuq”, ka vijuar shorti për çerekfinalet në “Old Trafford”, nga i cili veçohen çiftet Chelsea - Newcastle dhe Liverpool - West Ham.

Katër ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen në datat 19-21 dhjetor, çka do të përcaktohen në ditët në vijim. Ja dhe çiftet e çerekfinaleve të “Carabao Cup”:

Everton - Fulham
Chelsea - Newcastle

Port Vale - Middlesbrough
Liverpool - West Ham

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll