Sport

Sergio Ramos i dyshimtë edhe për derbin ndaj Betis-it, është i dëmtuar…

Ish-ndërkombëtari spanjol do të mungojë për rreth dy javë për shkak një të dëmtimi

2 Nëntor 2023, 15:16 Nga DOSJA
Sergio Ramos i dyshimtë edhe për derbin ndaj Betis-it, është

SPANJE - Dëmtimi i Sergio Ramos u zbulua nga vetë trajneri i Sevillas. Mbrojtësi me përvojë e mbylli me ankesa ndeshjen e 28 tetorit ndaj Cádiz. 

Ai pësoi një edemë në soleus, e cila, në fund të fundit, duket të jetë më serioze nga sa mendohej më parë. Sergio Ramos pritet të ndalojë për të paktën dy javë.

Mbrojtësi pushoi në ndeshjen e Sevillas për Kupën e Mbretit, kundër Quintanar, por ai nuk do të jetë një opsion për transfertën ndaj Celta Vigos në ligën spanjolle dhe në Londër, për t'u përballur me Arsenalin, në një ndeshje të vlefshme për Champions League.

Dëmtimi i Sergio Ramos po menaxhohet me kujdes nga Sevilla, me synimin që qendërmbrojtësi të jetë i gatshëm për derbin e 12 nëntorit kundër Betisit në shtëpi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll