Sport

Lajm i mirë për Barcelonën… Pedri tani po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës

Mesfushori spanjol duket se është rikuperuar nga dëmtimi

2 Nëntor 2023, 15:22 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Barcelonën… Pedri tani po stërvitet

SPANJE - Pedri është rikthyer në stërvitjet e Barcelonës, pasi është rikuperuar nga një dëmtim në kofshën e djathtë, që e la jashtë fushës për më shumë se 2 muaj. Mesfushori tashmë mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Real Sociedad. 

Tani objektivi i trajnerit Xavi Hernández është të rikuperojë performancën fizike të spanjolit, në mënyrë që ai të jetë sërish një opsion në mesfushën e Culés.

Sakaq Frenkie de Jong mbetet jashtë për shkak të dëmtimit. Sipas shtypit spanjol, ish-lojtari i Ajax ende ndjen siklet në kyçin e këmbës së djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll