Sport

Rio Ferdinand mbron Bruno Fernandes, si kapiten: "Kë kanë tjetër ata atje?"

Ish-mbrojtësi i konsideron deklaratat e Roy Keane si një "çmenduri"

2 Nëntor 2023, 14:59 Nga DOSJA
Rio Ferdinand mbron Bruno Fernandes, si kapiten: "Kë kanë

ANGLI - Roy Keane i ka kërkuar Erik ten Haag t’ia marrë shiritin e kapitenit Bruno Fernandesit. Rio Ferdinand ka mendim të kundërt dhe madje i konsideron të çmendura komentet e bëra nga ish-mesfushori i Manchester United. 

Gjatë një episodi tjetër të podcast-it FIVE, ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq” thotë se nuk e kupton nevojën për ta bërë problem këtë temë në këtë fazë dhe e shpjegon këtë me dy argumente. "Kush është tjetër atje? Nëse do të ishte dikush që binte në sy, do të na thosha hajt ta mendojmë, por të ngremë një problem të tillë tani është si të thuash një çmenduri.

Sepse një nga problemet më të mëdha të Erik ten Haag ka qenë numri i episodeve që kanë ndodhur jashtë fushës. Situata e (Mason) Greenwood, çështja e (Jadon) Sancho, Antony, dhe tani dëshira për të krijuar një tjetër çështje me shiritin e kapitenit?

Shihni se si u ndikua skuadra kur Maguire u largua nga ekipi, humbi statusi i tij si kapiten. Këto janë vendime të rëndësishme. Shiriti në një klub futbolli është një vendim shumë i rëndësishëm, i cili bëhet lajm për arsyet më të këqija. Duan të sjellin më shumë konfuzion në tryezë? Nuk mendoj se është koha e duhur”,- tha ish-mbrojtësi, gjatë një episodi tjetër të podcast-it të tij FIVE.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll