Sport

“Shkoni qani diku tjetër”: Di María i del në mbrojtje Leo Messit…

Ish-ndërkombëtari gjerman Lothar Matthäus kritikoi dhënien e “Topit të Artë” për argjentinasin

2 Nëntor 2023, 14:38 Nga DOSJA
“Shkoni qani diku tjetër”: Di María i del në

ARGJENTINE - Angel Di María ka lënë një mesazh të ashpër për Lothar Matthäus, i cili kritikoi faktin që Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” të këtij viti. Ish-ndërkombëtari gjerman u shpreh se Erling Haaland do të kishte qenë një fitues më i drejtë, duke shtuar se çmimi që jepet çdo vit nga “France Football” është një "mashtrim".

"Për mua, Haaland ishte lojtari më i mirë i 12 muajve të fundit. Ai fitoi tituj të rëndësishëm me Manchester Cityn dhe theu rekorde golashënuesish",- tha Matthäus.

E përditshmja argjentinase 'Ole' ndau fjalët e gjermanit, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 1990, në rrjetet sociale, ndërkohë që anësori Di María nuk humbi rastin t'i përgjigjet Matthäus-it dhe të mbronte mikun e tij. “Shkoni qani diku tjetër”, ka shkruar sulmuesi argjentinas i Benfica-s, i cili me Leo Messin fitoi Kupën e Botës vitin e kaluar në Katar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diario Olé (@diario.ole)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll