Sport

De Bruyne tregon: “Nuk më kanë dhënë afat për të luajtur sërish futboll”...

Mesfushori belg i Manchester Cityt nuk ka luajtur që nga gushti për shkak të dëmtimit dhe ende nuk e di se kur do të mund të kthehet në fushë.

2 Nëntor 2023, 15:58 Nga DOSJA
De Bruyne tregon: “Nuk më kanë dhënë afat për

ANGLI - Kevin De Bruyne është krenar, që ka fituar tripletën e trofeve sezonin e kaluar me fanelën e Manchester Cityt. “Është një burim krenarie për mua. Duke qenë në gjendje t'u tregoj këto trofe kaq shumë njerëzve... Jam mirënjohës që e kam përjetuar këtë. 

Të fitosh tripletën është diçka që nuk e mendon, as sezonin e kaluar. Vërtet nuk ka kohë për t'u marrë me të, sepse kemi një kalendar të ngarkuar. Duhet të jesh gati për të luajtur çdo disa ditë. Nëse fitimi i Premier League u bë zakon? Jo, Arsenali na bëri shumë presion vitin e kaluar”, ka thënë ai në një intervistë për HBVL .

Mesfushori 32-vjeçar ka folur edhe për kalvarin e dëmtimit të tij. Ndërkombëtari belg nuk ka luajtur që nga gushti për shkak të një problemi fizik. “Duhej të punonim shumë për të fituar Champions League. Ne po jetonim momente të vështira dhe të dhimbshme, si humbja kundër Chelseat (në 2021, në Estádio do Dragão). 

Është turp që u dëmtova dy herë. Por gjërat me Rudiger, janë gjërat që ndodhin. Sezonin e kaluar, po luftoja me një dëmtim të kofshës së djathtë. Vetëm një javë para finales së Champions League u ndjeva më mirë”,- theksoi ai.

Për dëmtimin e tij më të fundit: “Nuk e kam kaluar kurrë këtë më parë. Nuk kam pasur kurrë një dëmtim kaq të rëndë. Kirurgjia e hamstringut nuk është e zakonshme. Pas ndeshjes me Burnley, bëra teste, i dërgova te disa kirurgë dhe të gjithë më thanë se kisha nevojë për operacion. Kanë kaluar tre muaj dhe jam mirë, siç pritej. 

Kam bërë një operacion me një kirurg dhe Manchester City është në kontakt të përditshëm me të. Por nuk më dhanë një afat për të luajtur sërish futboll. Ata duan që gjithçka të jetë në rregull. Është një dëmtim, që është për shkak të serisë së rreziqeve dhe ndeshjeve që kam pasur gjatë gjithë karrierës sime. Unë tashmë kam më shumë se 700 ndeshje. Mund ta krahasoni me një makinë, që duhej të shkonte në garazh për mirëmbajtje të madhe.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll